Connect with us

Lifestyle

Vajzat e mençura në relacion me dashurinë

A janë të vështira vajzat e zgjuara kur vjen puna te dashuria? Apo është thjesht një klishe? Po si vepron një vajzë e zgjuar? Le të shohim gjashtë sjellje tipike.

Ato nuk ia falin kujtdo besimin dhe dashurinë

Një pjesë e madhe e zgjuarsisë është përvojë, më pas vjen intuita. Përvoja dhe intuita e një vajze që ne e përcaktojmë si të zgjuar e drejton tek ata partnerë që mund ta përmbushin në çdo aspekt. Një vajzë e zgjuar e ka të qartë se çfarë do dhe nuk lëkundet nga një flirt i momentit.

Ato nuk kanë frikë nga vetmia

Ato ndihen njësoj mirë kur janë vetëm dhe nuk nxitohen për të gjetur dikë; kanë gjithë kohën që u duhet për t’i shqyrtuar mirë mundësitë që u ofrohen.

Nuk u duhet një njeri i dytë për t’ia bërë jetën të thjeshtë

Ato nuk presin nga partneri që t’ia sjellë gjërat në pjatë. Ato duan dikë që mund t’ia dalë mbanë dhe të përshtatet në çdo rrethanë. Sa për të tjerat, mund t’ia dalin fare mirë vetë.

Flirti nuk është prioritet

Vajzat e zgjuara, si të gjithë njerëzit e zgjuar, dinë t’i japin çdo gjëje vendin që i takon. Miqtë, familja, puna, shkolla, janë pjesë e rëndësishme e jetës së tyre, po aq sa një partner. Ndaj nuk e ndiejnë nevojën e flirteve të shpeshta për të mbushur ndonjë boshllëk.

Ndonjëherë mund t’ju kompleksojnë

Ngaqë e dinë shumë mirë çfarë zotërojnë, nuk janë të varura te fjalët e komplimentat e të tjerëve, ndaj mos prisni një buzëqeshje të jashtëzakonshme nëse u thoni “sa e mirë je bërë sot”. Por ndonjëherë vetëbesimi dhe vetëdija mund të krijojë siklet tek personi tjetër, pasi lë përshtypjen e dikujt që mund të thotë lehtësisht “JO”.

Tërheqja është vetëm hapi i parë

Ato nuk bien pre e “kurthit” të tërheqjes së parë, ndaj duhen më shumë gjëra për t’i bërë për vete.

Advertisement