Aktualitet
‘Vajzat që ngelin shtatzënë 30 vjeç i quaj plaka’, gjinekologu sqaron deklaratën
Gjinekologu i njohur, Shkëlqim Balili, i habiti të gjithë pak ditë më parë ku bëri një deklaratë ku tha “se vajzat që ngelin shtatzënë 30 vjeç i quaj plaka”.
I ftuar sot në rubrikën “Në trotuar” , Balili sqaroi deklaratën e tij që bëri shumë bujë në rrjet,
“Fjala plakë nuk është e këndshme, është biologjike. Njeriu ka dy mosha, mosha kronologjike dhe mosha biologjike. Fakti është që gratë kanë 5 faza.
Fëmijëria, puberteti, adoleshenca, periudha seksuale dhe menopauza (gruaja humbet aftësinë për të prodhuar). Më e rëndësishmja është faza e riprodhimit.
Para pak ditësh isha në një konsultë ku një 12-vjeçare ka ngelur shtatzënë nga një 23-vjeçar me precedentë penalë.
Problemi qëndron se kam konstatuar se prindërit duhet të jenë më të përkushtuar në periudhat që kalon fëmija. Edukimi seksual duhet të bëhet me gojë të hapur, i plotë dhe i pashmangshëm, nga mosha 5-7 vjeç.
Edukimi nis që nga dita e lindjes. Në moshën 2 vjeç fëmija duhet të dijë 50 fjalë. Ata që nuk e marrin edukatën në 2 vjeç, ata nuk edukohen më”, tha mjeku gjinekolog.