Connect with us

Pinknews

“Vajzës i uroj…”/ Vjen momenti, Rinor Hykolli dhe Tayna ndajnë rrugët përfundimisht

Tayna dhe ish-menaxheri i saj Rinor Hykolli, kanë pasur një përplasje mes tyre, e cila shkoi deri aty sa dyshja të ofendonin tjetri-tjetrin në rrjete sociale.

Kjo ndodhi pasi Rinori ia fshiu këngën më të re që ajo publikoi “Si ai”, duke pretenduar që ajo e bëri këtë pas shpinës së tij.

Rinori gjithashtu shprehej se Taynën e ka marrë në rrugë dhe e ka bërë yll, ka investuar në të dhe ajo ka bërë gjëra ‘tinëz’, pas shpinës së tij.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, Rinori vjen me një postim në InstaStory, duke deklaruar se ai dhe Tayna ka ndarë rrugët e tyre

Në postim thuhet: “Kemi pasur këtë rrugëtim bashkë edhe si çdo rrugëtim tjetër edhe ky i bashkëpunimit tonë përfundoi. Me të mirat e të këqijat, të dy kemi pas sukses së bashku”.

Më tutje ai shtoi: “Unë dhe Tayna jemi marrë vesh që nga ky moment do të vazhdojmë tutje rrugëve tona, secili pa pengesa. Vajzës i uroj suksese si artiste e pavarur dhe gjitha të mirat”.

Advertisement