Connect with us

Aktualitet

Vaksina anti-Covid vjen në Shqipëri pas 2 vitesh? Përgjigjet Mira Rakacolli

Ndërkohë që në disa vende të botës ka nisur vaksinimi i popullatës për të siguruar mbrojtjen e nevojshme nga virusi Sars-Cov-2, në vendin tonë ende nuk është bërë diçka e tillë. Madje sipas një harte të “The Economist” vaksina anti-Covid në vendin tonë pritet të vijë pas dy vitesh, ekzaktësisht në prill 2022.

Mirëpo çfarë do të ndodhë në të vërtetë dhe kur do të sigurohet vaksina për Shqipërinë?

Kreu i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka thënë në emisionin “Open” se ky është thjesht një parashikim nga “The Economiht”, sepse vaksina do të vijë më shpejt. Ajo u shpreh se vaksina kundër Covid-19 do të vijë në Shqipëri në fillim të vitit të ardhshëm dhe se kanë nisur lëvizjet për këtë gjë.

Ende nuk dihet se cila kompani do të zgjidhet për vaksinat në vendin tonë, por Rakacolli tha se po punohet në shumë drejtime.

“Kjo hartë është bërë mbi bazë parashikimesh. Nuk e di kush ka qenë burimi informacioneve që përcaktojnë këtë hark kohor. Por qeveria ka lëvizur që vaksina të jetë në muajt e parë të viti 2021.

Ne kemi punuar në disa drejtime, i pari me Covax. varet se cila vaksinë do jetë e para, covax ka në portofolin e saj shumë vaksina. Këtu për shembull është e Astra zenecas, por është në tratativa dhe me Modernan”, tha kreu i Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ndërkohë gjatë kësaj jave pritej që komiteti të merrte masa të reja shtesë për të parandaluar shtimin e rasteve të reja, mirëpo mbledhja nuk u bë, sepse sipas ekspertëve aktualisht gjendja është e qëndrueshme në vendin tonë.

Shpërndaje

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *