Connect with us

Bota

Vaksina/ Transporti dhe ruajtja janë më problematike se prodhimi! Nëse shishet nxehen, do të ndizet një dritë e kuqe

Vaksina antiCovid është gati,shpejt do të fillojë shpërndarja.

Avionët, kamionët dhe kasat e ngrirjes janë mjetet me të cilat po pajis veten amerikania Pfizer. Ajo që ështëe sfiduese në këtë fazë është temperatura e ruajtjes së vaksinës, minus 80 gradë kurse vaksina e Moderna kërkonë temperaturë ruajtje minus 20 gradë.

Duke përjashtuar transportin me anije – e pamundur për të ruajtur ato temperatura për aq gjatë – avioni mbetet e vetmja alternativë për të transferuar shishet e çmuara në çdo cep të botës. ‘Big Pharma’ me bazë në Neë York, sipas Ëall Street Journal, po punon për të rezervuar ekuivalentin e 20 fluturimeve në ditë nga transportuesit e mallrave të FedEx, UPS dhe DHL. Ajo po ndërton një kampus të ri të magazinimit të frigoriferëve në Saint Louis, në SHBA dhe Hollandë.

Shpërndarja e vaksinave të Pfizer do të fillojë nga dy qendra, një në Michigan në SHBA. dhe një tjetër në Belgjikë për Europën, ku ndodhen dy fabrika të mëdha prodhuese. Sapo të dalin nga avioni, vaksinat do të udhëtojnë në kamionë frigoriferikë. Për të arritur në destinacionet përfundimtare, vetë Pfizer ka zhvilluar kontejnerë të veçantë aq sa valixhet (50 me 70 centimetra) të afta për të mbajtur vaksinën në ruajtje në minus 80 për 10 ditë, me një kapacitet midis 1 mijë e 5 mijë doza secila. Secila valixhe është e pajisur me një GPS dhe një termometër për monitorim. Nëse shishet do të nxehen, do të ndizet një dritë e kuqe.

Vaksina e Pfizer përmban një fragment të materialit gjenetik (ARN) i cili në vetvete tenton të degradohet shpejt, por që përveç kësaj duhet të kapsulohet në një pikë të vogël yndyre për të lejuar që të transferohet brenda qelizave. Këto nano-pika, nëse nuk mbahen në temperatura të denja me ato të dimrit në Antarktik, priren të shpërbëhen, duke e bërë vaksinën të papërdorshme. Qelqi i përdorur për shishet, nga ana e tij, bëhet shumë i brishtë në temperatura kaq ekstreme.

Akulli i thatë (dioksid i ngurtë karboni), është i vetmi material i aftë për të mbajtur temperatura kaq të ulëta për një kohë të gjatë sa i kërkon vaksina.

Gjithashtu për arsye sigurie, fluturimet ajrore mund të mbajnë vetëm një sasi të kufizuar të këtij materiali (dioksid i ngurtë karboni). Gjithsesi ‘Big Pharma’ amerikane ka vendosur të zhvillojë ngrirje portative më vete.

Valixhja me vaksinat, sapo mbërrin në destinacion, mund të hapet vetëm dy herë në ditë për të nxjerrë shishet e vaksinës, por për një maksimum prej një minute. Çdo shishkë përmban ekuivalentin e pesë dozave. Pasi të hapet, duhet të konsumohet brenda disa orësh.

Deri më tani Pfizer ka lidhur marrëveshje ose marrëveshje para-blerje me SHBA, Europën, Britaninë e Madhe, Japoninë, Australinë dhe Brazilin. Frika është se vendet më të prapambetura do të mbeten prapa, me pengesa kaq të mëdha logjistike për të kapërcyer.

Për fat të mirë, minus 80 gradë nuk është një kërkesë për të gjitha vaksinat anticovid që po zhvillohen. Të tjerët (për shembull AstraZeneca dhe Oxford) janë të kënaqur me frigoriferë normalë, të aftë për të mbajtur vaksinën në 2-8 gradë.

Për vite me radhë, para se të vinte pandemia e Covid, UNICEF dhe OJQ-të e tjera filluan programe për të ndërtuar ftohës me energji diellore në zonat që nuk arrihen me energji elektrike. Një analizë nga DHL dhe McKinsey llogariti se edhe me një vaksinë që do të mbahej në temperaturat e frigoriferit, një e treta e njerëzimit do të kishte probleme për tu vaksinuar.

Tani, në mënyrë që e gjithë bota të mbyllë dyert e saj përpara koronavirusit, puna po përshpejtohet. Gavi dhe Unicef ​​kanë vendosur të kalojnë nga 40 mijë frigoriferë diellorë të instaluar që nga 2017 në 65 mijë nga sot deri në fund të vitit 2021

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *