NTV
No Result
View All Result
26/01/2021 , 16:56
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
26/01/2021 , 16:56
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

“Vaksinat për COVID-19 po vijnë”, epidemiologët amerikanë: Masat parandaluese janë ende përparësore

Miliona Amerikanë kufizuan grumbullimet e tyre tradicionale familjare për festën vjetore të Falënderimeve të enjten e kaluar, megjithatë miliona të tjerë injoruan paralajmërimet e ekspertëve të kujdesit shëndetësor kundër udhëtimeve për të vizituar të afërmit

by Cuci
30/11/2020 , 9:08
0 0
Austria planifikon të nisë vaksinimin për koronavirus në janar
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA-Dy ekspertë të lartë të Shteteve të Bashkuara për koronavirusin siguruan amerikanët të dielën se vaksinat kundër pandemisë së shpejti do të bëhen të disponueshme, por paralajmëruan që mosmarrja e masave paraprake kundër përhapjes së virusit para asaj kohe, mund të jetë me pasoja katastrofike.

“Mendoj se do të kemi vaksina të mjaftueshme deri në fund të vitit për të imunizuar 20 milion amerikanë. Por populli amerikan duhet të bëjë atë që duhet derisa ajo vaksinë të jetë e shpërndarë gjerësisht”, tha për CNN Admirali Brett Giroir, kreu i testimieve për virusin në Shtëpinë e Bardhë.”

Admirali Giroir i cilësoi dy vaksina të mundshme, të cilat tani janë nën shqyrtimin e Administratës Amerikane për Ushqimin dhe Barnat, si “shpëtimtare për jetën”, duke shtuar se “kjo i jep fund pandemisë.”

Por deri atëherë, tha ai, “populli Amerikan duhet të bëjë veprimet e duhura derisa ajo vaksinë të mund të shpërndahet gjerësisht, të mbajmë maskë, të shmangim hapësirat e mbushura me njerëz, të gjitha gjërat që i dini.”

Admirali Giroir tha se ai beson se do të ketë një “tranzicion të qetë, profesional” në trajtimin e shpërndarjes së vaksinave nga administrata e Presidentit në largim Donald Trump tek ajo e Presidentit të zgjedhur Joe Biden kur ai të inaugurohet më 20 Janar.

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor për sëmundjet infektive të vendit, duke folur për emisionin “This Week” në ABC, tha se “ndihma po vjen” dhe se sasia fillestare e vaksinave mund të jetë e disponueshme nga mesi i dhjetorit.

Dr. Fauci tha se ekspertët e shëndetit “e kuptojnë lodhjen” e amerikanëve me masat për parandalimin e ekspozimit ndaj virusit. Por ai tha se mbajtja e maskave të fytyrës dhe respektimi i distancimit fizik “kanë efekt”.

Miliona Amerikanë kufizuan grumbullimet e tyre tradicionale familjare për festën vjetore të Falënderimeve të enjten e kaluar, megjithatë miliona të tjerë injoruan paralajmërimet e ekspertëve të kujdesit shëndetësor kundër udhëtimeve për të vizituar të afërmit.

Shqetësohem se e njëjta gjë” do të ndodhë me udhëtimin e njerëzve – me rrezikun e përhapjes së virusit – për vizitat e Krishtlindjeve me familjet e tyre, tha Dr. Fauci.

Ai tha se grumbullimi i njerëzve paraqet “një rrezik të konsiderueshëm”. Dr. Fauci u bëri thirrje zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë “të mbyllin baret, të mbajnë shkollat e hapura”, për të mbajtur “nivelin e ulët të përhapjes në komunitet”.

“Le të përpiqemi t’i rikthejmë fëmijët dhe le të përpiqemi t’i largohemi aktiviteteve që ruajnë ose shtojnë atë nivel përhapjeje të viusit në komunitet së cilit po përpiqemi t’i shmangemi,” tha zoti Fauci.

Vlerësimet erdhën ndërsa Shtetet e Bashkuara kapërcyen 13 milion raste të konfirmuara të premten, vetëm gjashtë ditë pasi arriti në 12 milion raste. Virusi shumë i transmetueshëm që shkakton sëmundjen COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 266,000 amerikanëve, më shumë se në çdo vend tjetër, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Më shumë se 91,000 individë të infektuar janë aktualisht të shtruar në Shtetet e Bashkuara një rekord i të gjitha kohërave, me më shumë se 18,000 në njësitë e kujdesit intensiv.

Related Posts

Koronavirus – Italia numrin më të lartë të viktimave në Evropë, tejkalon Britaninë, Gjermania nga e mërkura në Izolim të plotë
Bota

Kina nis fushatën propagandistike kundër vaksinës së Pfizer

26/01/2021 , 16:54
Shifra rekord në SHBA, në 24 orë regjistrohen mbi 147 mijë raste me Covid
Bota

Shifra rekord në SHBA, në 24 orë regjistrohen mbi 147 mijë raste me Covid

26/01/2021 , 16:50
Mbi 8 mijë raste me Covid-19 në Itali në 24 orët e fundit, shënohen 377 viktima
Bota

Bien ndjeshëm shifrat e infektimeve në Europë

26/01/2021 , 16:48

Recent Posts

  • Kina nis fushatën propagandistike kundër vaksinës së Pfizer
  • Shifra rekord në SHBA, në 24 orë regjistrohen mbi 147 mijë raste me Covid
  • Bien ndjeshëm shifrat e infektimeve në Europë
  • Në Maqedoninë e Veriut qarkullojnë 20 lloje të Covid
  • Vendimi final – Albin Kurti nuk lejohet të kandidojë për deputet

Kategorite

  • Aktualitet (1,321)
  • Bota (1,439)
  • Ekonomi (212)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (97)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (211)
  • Kronike (368)
  • Kulture (49)
  • LAJMI I FUNDIT (63)
  • Lifestyle (497)
  • MEMORIE (21)
  • Moti (97)
  • OPINION (37)
  • Pinknews (743)
  • Politike (421)
  • Rajon (133)
  • REAGIM (86)
  • Shendeti (333)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (67)
  • Sport (307)
  • Videonews (311)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!