Pinknews
Valbona-Luizit: Armaldo është konsumuar s’ka çfarë jep më

Pas daljes së Bjordit, Luizi mëngjeset i nis me Valbonën. Ata të dy biseduan sot në mëngjes për debatet që ai ka bërë me Armaldon kohët e fundit.
Sipas Valbonës, Armaldo është konsumuar dhe nuk ka çfarë jep më në këtë shtëpi, për këtë arsye, sipas saj, ai duhet të dalë.
Valbona i tha Luizit, se nëse ai nuk i jep vëmendje Armaldos, ai nuk ka çfarë bën ndonjë gjë interesantë në shtëpi.
Luizi u shpreh se ndryshe nga Kristi, që kur debaton e harron sherrin për pesë minuta, Armaldo vijon me të njëjtin muhabet për katër orë me radhë.

