Pinknews
Valbona Selimllari rrëfen momentin më prekës me të birin që e bëri të lotojë në dhomën e saj
Në një eksperiencë ndryshe nga ato të mëparshmet, Valbona Selimllari e ftuar në “N’fermë” me Ervin Kurtin ka treguar si rrallëherë një nga momentet më prekës me djalin e saj.
Ajo ka rrëfyer se në nerva e sipër, i ka shkulur flokët të birit, moment i cili e ka prekur pa masë dhe e ka bërë të lotojë në dhomën e saj. Më pas Valbona është përpjekur t’ia shpjegojë të birit shkakun e veprimit të saj, ndonëse ka pohuar se u prek shumë nga ky moment.
Ish-missi shqiptar ka shtuar se vetë është rritur nga një familje me shumë dashuri dhe pa dhunë, ndaj nuk do donte në asnjë moment te përcillte dicka të gabuar tek fëmijët e saj./revistawho.com