Kosova
Vallja e Albin Kurtit me Abdixhikun, pasi ka prerë dorën me thikë politike

“Me qëllimin e konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, më datë 9 prill…” – Kështu nis vallja e Albin Kurtit, me lëvizje të buta. Letra e një kryeministri që s’e ka më nevojën për askënd, por që gjithsesi dëshiron t’i ftojë të gjithë. Jo për bashkëqeverisje. As për ti marrë mendim. Lëre më për ndarje përgjegjësish. Por, për konsultim paraprak. Një metaforë delikate për t’i dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës vendin që nuk e kërkon, një karrige në dhomën e pritjes, pa qasje në tryezën e vendimeve” – keshtu e nis shkrimin e tij autorial analisti Baton Haxhiu I cili thekson: –
“Ky është një lexim që nuk kërkon shumë interpretim përtej semantikës së vet letrës. Kur Albin Kurti shkruan “për t’u konsultuar paraprakisht”, ai nuk i njeh ndonje peshë reale mendimit të Lumir Abdixhikut. Ai e ka shumicën. 61 vota. Ajo që i duhet është shfaqja ne publik. Ai fton LDK-në për konsultim, ashtu sikurse një artist që fton kritikët në premierën e artit te vet, jo për të marrë këshilla mbi skenarin, por për të qenë ata dëshmitarë të suksesit te tij.
Letra ishte e formuluar me fjalë të zbutura dhe me tone institucionale. “Uroj që kjo letër t’ju gjejë mirë…” – një mirësjellje që, në rrethana të tjera, do të ishte komplementi i duhur i një procesi normal institucional. Por në këtë rast, ajo zë vendin e buzëqeshjes së hollë të një lojtari që po tërheq me dorë, dorën që sapo e ka prerë me thikë politike.
Sepse LDK-ja ka qenë qartë dhe prerë, nuk do të jetë pjesë e qeverisë. Jo si aleate. Jo si dekor. Dhe jo si alibi. Në këtë rrafsh, letra e Albin Kurtit nuk është ftesë, por akt simbolik. Një letër që është e shkruar për t’u refuzuar, që të mund të përdoret si provë se Kurti “e ka bërë pjesën e vet”. Kështu, dështimi i bashkëpunimit i ngarkohet atyre që nuk erdhën në takim, jo atij që nuk kishte nevojë për ta

