Connect with us

Politike

Valteri: Rama do t’i gllabërojë, do marrë mbi 90 mandate

Amnistia penale kaloi në parlament pasi Rithemelimi bashkoi votat me PS. Ish deputeti Halit Valteri  tha se mazhoranca zgjodhi Rithemelimin për të mbajtur gjallë paktin e 2008, ndërsa shtoi se PS do të marrë mbi 90 mandate në zgjedhje.

“Mbahet 2008 gjallë, marrëveshja e 2008 me marrëveshjen e bërë mes Bardhit e PS.

Do kenë 20-25 mandate. Do ti gllabërojë Rama do marrë mbi 90 mandate”, tha ai.

Valteri u shpreh se përveç përfitimit social amnistia penale sjell dhe përfitime ekonomike.

“Amnistia prek direkt qytetarët, përveç përfitimit social edhe ai ekonomik. Nuk dua ta shoh në konotacion politik. Është marrëveshje ku preken direkt qytetarë. Te marrëveshja politike.

Amnistia është diçka e mirë qëi vjen vendit, përveç përfitimit social kemi dhe atë ekonomik. Janë disa para që dalin drejtpërdrejt nga taksat tona.

Shyqyr që u kthyen në normalitet, ishte kthyer parlamenti në arenë cirku. Rruga e dialogut fillon me amnistinë që është në të mirë të qytetarëve”, tha Valteri.

Advertisement