Connect with us

Sport

Van Dijk tregon se kush është sulmuesi më i vështirë për t’u mbuluar…

Edhe pse tashmë është përballur me sulmues si Erling Haaland, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk i Liverpoolit, zbuloi se golashënuesi më i vështirë për t’u ndalur ishte francezi Olivier Giroud (Milan).

“Sulmuesi më i vështirë që kam mbuluar? Giroud. Gjithmonë e kam ndjerë, se ai në njëfarë mënyre ka arritur të shënojë kundër meje. Qoftë kur luante te Arsenalit, Chelsea apo edhe me Francën, ai ka shënuar gjithmonë”,- ka pranuar qendërmbrojtësi, duke folur për Sky Sports.

Van Dijk madje dha një shembull të aftësisë së Giroudit për të shënuar: “Në vitin që fituam Premier League (2019/20), ne e mundëm Chelsean 5-2. Kur ne prinim 3-0, ai arriti të shënonte një gol të vështirë dhe unë nisa të mendoja: “Ne po fitojmë pa probleme, por ai gjithsesi arriti të shënojë kundër meje”.

Advertisement