Bota
Vance: Italishtja është gjuha më e bukur që mund të imagjinohet. Roma? Një vend që lartëson shpirtin njerëzor

“Nuk e di saktësisht se çfarë më tha, por edhe sikur të më kishte fyer do ta kishte bërë në gjuhën më të bukur që mund të imagjinohet”. Kështu zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D.Vance iu drejtua me shaka Giorgia Melonit e cila për pak çaste gjatë takimit me të, i kishte folur në italisht.
Takimi dypalësh mes dy liderëve ishte një moment nga muaji i mjaltit. Dhe ndaj ‘Bel Paese’, Vance u tregua bujar me komplimente, duke lavdëruar bukuritë italiane dhe në veçanti sharmin e kryeqytetit.
“Po lëviznim me makinë nëpër rrugët e Romës, me gruan dhe tre fëmijët e mi. Ky është një vend që është ndërtuar nga njerëz që e donin njerëzimin dhe e donin Zotin”, tha ai duke shtuar: Rrugët, ndërtesat, panorama e mrekullueshme e ngrenë vërtet shpirtin njerëzor.
Reagimin, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D.Vance e beri pas vizites qe ai pati në Itali…

