Connect with us

Politike

Vangjeli: Basha duhet të kthehet në të penduarin e politikës, të tregojë kush dha urdhrin për vrasjen e protestuesve

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet për 21 janarin, duke rikthyer vëmendjen të roli i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha.

Për analistin Lorenc Vangjeli, sot, Basha në kushtet kur ka një konflikt të brendshëm me Berishën, do duhet të kryejë një akt të rëndësishëm politik, që do e ngrinte në lartësinë e një politikani.

I ftuar në A2 CNN, në Debat nga Alba Alishani, Vangjeli tha se Basha do duhet të kthehet në një të penduar të politikës, për të treguar se kush dha urdhrin për vrasjen e protestuesve.

“Njeriu i cili do të duhej së paku të përgjigjej për këtë në 13 vjet e ka pasur kokën te sqetulla e Berishës, edhe dështoi të bënte një akt politik akti i tij politik do të ishte, nëse do të arrinte që të ngrihej në të penduarin e politikës, jot ë drejtësisë.

Ishte ministër i Brendshëm dhe deklarata që unë nuk e dhashë urdhrin dhe nuk flas për këtë gjë, i kujt ka qenë urdhri nëse nuk e rrëfen një gjë të tillë nga ministri i brendshëm? Doktori kishte të drejtë në kryqëzatën e tij kundër SPAK, por nuk e kishte për klubin Partizani”, tha Vangjeli.

Në 21 janar 2011 mbetën të vrarë Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Prokuroria e Tiranës çoi të pandehur ish-komandantin e gardës Nrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të cilët u dënuan nga gjykata për vrasje nga pakujdesia. Nrea Prendi u dënua me 1 vit burg, e ndërsa Llupo me 3 vite.

Advertisement