Bota
Vapa e madhe, shkatërron kaktusët e shkretëtirës Sonoran
Vala “përvëluese” e të nxehtit që ka përfshirë Arizonën së fundmi duket se po shkatërron edhe kaktusët gjigantë dhe tipikë të shkretëtirës Sonoran, jo shumë larg Phoenix.Mediat e huaja shkruajnë se Kopshti Botanik i Shkretëtirës ka regjistruar një vdekje të bimëve pikërisht për shkak të periudhës së zgjatur të temperaturave të larta.
Kaktusi është një lloj bime që i reziston shumë nxehtësisë, por duke qenë se nuk ka rënie të temperaturave edhe gjatë natës, bimët nuk janë në gjendje të ‘ftohen’, prandaj kalojnë në dehidratim dhe më shumë i nënshtrohen infeksioneve dhe sulmeve nga insektet.
“Këto bimë shpjegoi shkencëtarja Tania Hernandez -përshtaten me nxehtësinë, por në një moment të caktuar ato duhet të ftohen dhe nevojitet edhe shi”.Disa foto të Kopshtit Botanik të Shkretëtirës tregojnë saguaros me trungje dhe degë të thyera në tokë. Sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar, agjencisë së parkut të Shteteve të Bashkuara, ky lloj kaktusi jeton midis 150 dhe 175 vjet, në disa raste edhe më shumë se 200 vjet.