Kosova
VARRIMI i shpresës së Vuçiçit, arratisen miqtë, rreshtohen armiqtë
“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me gjasë do ta votojë rezolutën për Srebrenicën më 15 ose 16 maj, ndërsa më 16 ose 17 maj do të merret vendimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës” – Keshtu tha presidenti serb Aleksander Vuçic gjatë një paraqitje si i ftuar në Televizionin kombetar, duke shtuar se pas votimit do shihet se kush janë miqtë e vërtetë të Serbisë.
Ai përsëriti gjithashtu se si bashkësponsorizues të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, janë shtuar edhe Estonia, Polonia, Luksemburgu, Bullgaria dhe Kroacia.
Përsa i përket tekstit përfundimtar te rezolutes, presidenti vlerësoi se nuk ka pasur ndryshime thelbësore. Siç theksoi ai, u futën tre amendamente britanike që forconin fuqinë e rezolutës, por “pa rëndësi thelbësore”. Ai vuri në dukje se kërkesa e Iranit për të përfshirë Gazën në tekst u refuzua, ashtu si edhe amendamentet australiane.
“Ata nuk bënë asnjë ndryshim thelbësor dhe e krijuan gjithë këtë histori për të thënë se bënë konsultime gjithëpërfshirëse në OKB. Ne fakt e gjitha ishte nje mashtrim. Ata nuk bënë asnjë konsultim. Ata e bënë atë mes miqve të tyre bashkësponsor. Me askënd tjetër. Ne u kemi dërguar një letër gjermanëve dhe Ruandës, si iniciatoret e rezolutës, por ata nuk duan biseda me njerëz që mendojnë ndryshe” – deklaroi Vucic
Ai theksoi gjithashtu se rezoluta do të jetë në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga 13 deri më 17 maj dhe se me shumë mundësi do të votohet më 15 ose 16 maj. Nga ana tjetër, ai kujtoi edhe se vendimi për Kosovën në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës do të jetë edhe më 16 apo 17 maj.
“Përsa i përket Keshillit të Europës, nuk kam shumë pritshmëri” – tregoi presidenti serb, duke theksuar se “Britania e Madhe tani e ka marrë stafetën” nga Gjermania dhe shtoi se “çfarëdo që t’i pyesni ata, nuk janë të interesuar.” – deklaroi Vucic duke rikujtuar se Kosova ka ndërmjet 29 dhe 33 vota përkrahje në Këshillin e Evropës dhe se i mjaftojnë 31 vota, por ka theksuar se pas votimit “do të shohim kush janë miqtë e vërtetë” të Serbisë, duke shtuar se Serbia gjithmonë ka treguar respekt për viktimat kur është fjala për Srebrenicën.
“Në atmosferën e neveritshme që ata krijuan në rajon dhe në botë kundër Serbisë dhe popullit serb, ne për asnjë moment nuk e mohuam krimin e tmerrshëm në Srebrenicë, por nuk ka patur gjenocid. Ne do të vazhdojmë të luftojmë pavarësisht se e dimë qartë se rezultati do të jetë i pafavorshëm për ne” – deklaroi presidenti serb.