Connect with us

Politike

Vasili denoncon sërish: Diplomat me kusht në mjekësi, vjedhje nga Rama

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur se plani i qeverisë për dhënien e diplomave me kusht për studentët e mjekësisë, është një gjobvënie e neveritshme.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili shkruan se dhënia e diplomave të studentëve të mjekësisë me kusht, është një ‘gjobëvënie e neveritshme’, teksa e ka quajtur “vjedhje”. Ai citon edhe nenet e Kushtetutës së Shqipërisë, që sipas tij, aty nuk ka asnjë kusht të vendosur për shkollimin dhe diplomimin e studentëve.

Kujtojmë që gjatë kësaj jave studentët e mjekësisë kanë protestuar për kushtin e vendosur nga Ministria e Arsimit për punësimin e detyruar.

Postimi i plotë:

 

 

Diplomat me kusht ne mjeksi, nje gjobevenie e neveritshme !

E pabesueshme por e vertete.

Vjedhje e shemtuar tre fishe.

Familjet shqiptare:

◾️️se pari paguajnë taksa,

◾️se dyti paguajnë nga te ardhurat e tyre me djersë e sakrifica të panumërta për mbajtjen e fëmijëve në universitet

◾️se treti u dashka sipas Ramës qe të paguajnë perseri edhe mijëra euro të tjera nëse fëmijët e tyre duan të diplomohen, por nuk shkojne ne punen e detyruar ne menyre arbitrare e te paligjshme nga qeveria

Po ky universitet publik a nuk funksionon me parate e taksave te qytetareve❓️

A ka universiteti ndonje thes me para, qe e hap dhe u ben dhurate studenteve studimet❓️

Jo mor jo Universiteti funksionon me taksat e qytetareve dhe qytetaret s’mund te paguajne tre here shkollimin e femijve te tyre.

Kushtetuta e Shqiperise nuk vendos asnje kusht per diplomimin e tyre pervec aftesise dhe permbushjes se kushteve universitare te formimit profesional, pra nuk ka asnje kusht kontrate pune a shpikje te tjera idiote te ketij soji sic shpikin rilindasit deshtake.

Kushtetuta shprehet shumë qartë:

NENI 57

1.Kushdo ka të drejtën për arsimim.

  1. Arsimi i mesëm profesional dhe i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie.

Pra çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë mund të studiojë mjekësi dhe te diplomohet  bazuar vetëm në kritere aftësie si dhe të paguaje ato tarifa financiare, që fakulteti ka vendosur dhe ketu maredhenia mes studentit dhe Universitetit mbaron.

Ndërsa sot Edi Rama guxon çmendurisht te vendose,  qe  mjekët duhet të punojnë me detyrim tre vjet ose të paguajnë mijëra euro se me demek paska shpenzuar shteti për ta.

Dikush duhet ti shpjegoje ketij kryeministri injorant se I vetmi detyrim, që ka një student për t’u diplomuar është që të përmbushë të gjithë detyrimet mësimore e të japë provimet dhe këtu mbyllet cikli i diplomimit.

Fakulteti i Mjekësisë si i gjithë sistemi universitar është një shërbim publik ku e gjithë shoqëria kontribuon per te përmes taksave,qe ai te funksionoje sepse Kushtetuta e kerkon.

Kushtetuta është shteruese kur përcakton se arsimi i lartë kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie.

E gjithe kjo eshte nje marrezi shume e madhe edhe per faktin që këto detyrime për marrje diplome do t’i bëhen vetëm atyre, që studiojnë mjekësi ndërsa për degë të tjera të arsimit të larte ky detyrim nuk do te ekzistoje.

Pra te vazhdosh mjeksine qenka nje mallkim i madh perveç viteve mjaft te gjata te formimit profesional.

Indinjata dhe demotivimi i studenteve te mjeksise, por edhe i familjeve te tyre eshte shume i thelle dhe plotesisht legjitim.

Largimi i mjekëve vjen nga administrimi mizerabel, i politizuar dhe antiprofesional, qe krijon nje pasiguri te thelle dhe e ben largimin të mjekëve si mundesine e vetme per te mbijetuar.

Zgjidhja e problemit eshte e qarte dhe e thjeshte.

Edi Rama te mos vjedhe miliarda euro me koncesione,  tendera korruptive dhe me mijra punesime patronazhistesh parazite, por te rrise rrogat e mjekëve në mënyrë dinjitoze dhe ne kete menyre jo vetëm që mjeket nuk do të largohen më, por mjaft prej tyre do të kthehen serish në atdhe.

Boll e ndytë ambientin intelektual me zgjidhje te tilla pazarxhinjsh ordinere.

Boll i merzitet, i shqetesuat dhe shperqendruat studentet nga studimi dhe boll jua prishet gjakun familjeve te tyre.

Mjaft eshte mjaft!

Advertisement