Politike
Vasili: Rama harxhon 4 mln euro për një instalacion
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një deklarate për mediat ka thënë se Mali i Zi dhe Maqedonia kanë vendosur të mos marrin pjesë në festivalin e këngës EuroVision për të kuryser shpenzimet, ndërsa e krahasoi këtë veprim me qeverinë në vend.
Sipas tij në “Shqipëri po qeverisin hajdutët e ‘Rilindjes’ që harxhojnë 20 milionë euro për të monitoruar rrugët që janë copë-copë” dhe se po ndërtohen instalacione me vlerë 4 milionë euro që nuk i hyjnë në punë as dreqit në kryeministri”.