Connect with us

Politike

Vasili: Rama të përgjigjet për plaçkitjet miliarda euro, se me Bordin merret vetë Trumpi

Nga Petrit Vasili

E gjithë tymnaja e Bordit nga Rama dhe të gjithë hajvanët e tij mediatikë bëhet për të sfumuar përgjegjësitë e tmerrshme penale të Ramës.
Janë faje me dëm me miliarda euro.
Provat dhe qindra dokumente provojnë fajet e tij dhe SPAK s’ka më asnjë mundësi që t’i bishtnojë atyre.

Ja ku janë vetëm një pjesë e fajeve personale të Ramës:

Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më datë 7.12.2016, firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k për procedurën e konkurrimit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por që në fakt kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin që Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte në procedurën konkurruese.

Edi Rama ka firmosur në kundërshtim me ligjin ‘Për koncesionet dhe Partneritetin Publik/Privat’, për negocimin pa shpallje të kontratës koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, u njoftua zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncesioni, negocim pa shpallje, është e paligjshme.

Edi Rama nuk ka vepruar qëllimisht megjithëse është njohur botërisht prej kohësh për firmën e paligjshme të Erion Veliajt për miratimin e koncesionit 30-vjeçar të inceneratorit fantazmë të Tiranës, në shmangie të vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në shkelje të ligjit.

Edi Rama është përfshirë kokë e këmbë në aferën McGonigal, ku përgjegjësitë e tij janë shumë të rënda dhe totalisht të certifikuara në procesin penal në SHBA.

Edi Rama është përgjegjësi kryesor i certifikuar në çështjen Beçheti, ku për shkak të Ramës humbën 150 milionë euro dhe ku deklaratat e tij ishin përcaktuese në humbjen e arbitrazhit.

Edi Rama është përgjegjësi i vetëm për mosveprimet e tij të qëllimshme, kur u informua me shkresë zyrtare nga Ministri i Drejtësisë në prill 2017 për rrezikun e humbjes së 2 miliardë euro në arbitrazhe.

Edi Rama është përgjegjësi kryesor për aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar, për të cilin ka vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku ai miratoi ligj të personalizuar për një kompani, në shkelje të hapur të interesit publik dhe duke e prishur në kulmin e pandemisë dhe të gjendjes së jashtëzakonshme, duke rrezikuar në mënyrë kriminale shëndetin e njerëzve.

Edi Rama është përgjegjësi kryesor i certifikuar për aferën e Portit të Durrësit, ku u shkel çdo ligj, ku u shkel Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehën qartë dhe ndërprenë edhe kreditë.

Edi Rama është përgjegjësi kryesor për aferën e Bordit të çmimeve të ushqimeve dhe naftës, ku bashkë me oligarkët klientë të tij të ulur në tavolinën e Bordit grabitën qindra milionë euro qytetarëve, dhe të cilin Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.

Edi Rama është përgjegjësi direkt për kërcënimin e oficerit të policisë Emiljano Nuhu për denoncimet e tij ndaj Taulant Ballës, që e detyruan të largohej nga Shqipëria dhe të merrej në mbrojtje nga një shtet i huaj.

Edi Rama është përgjegjësi direkt për veprimet e tij gjatë pandemisë, kur deklaroi se maskat dhe testet janë të panevojshme, ndërkohë që OBSH kërkonte ‘testim, testim, testim’, si dhe për mosdhënien për muaj me radhë të asnjë rimbursimi për ilaçet për qindra mijëra shqiptarë që vuanin COVID-in në shtëpi.

Edi Rama është përgjegjës për miratimin e paligjshëm si dhe për mosmarrjen e masave për ndërprerjen e koncesionit të sterilizimit; përkundrazi, ai me ndërgjegje vazhdoi të mashtronte opinionin publik jo vetëm përpara, por edhe më pas kur SPAK kishte filluar arrestimet për këtë aferë.

Edi Rama është përgjegjës personalisht për dosjen 184 të zgjedhjeve në Dibër, ku vetë Rama me zërin e tij vërtetohet si pjesë aktive e krimit zgjedhor.

Në deklaratat që policia e shtetit të hiqte uniformat dhe të bënte vota për partinë e Ramës.

Për kontaktet e tij në zyrën e kryeministrit me personazhe të narkotrafikut ndërkombëtar.

Për veprimet antishtetërore personale tepër të rënda lidhur me kufijtë detarë të Republikës së Shqipërisë, të denoncuara publikisht nga Presidenti Meta.

Afera e AKSH dhe përfshirja familjare e Ramës.

Ekoparku në Durrës dhe përfshirja familjare e Ramës.

Këto janë vetëm një pjesë e përgjegjësive të certifikuara të Kryeministrit.
Ndaj nesër më 20 shkurt do kërkohet hesap për këto, se sa për Bordin Trump del e tepron dhe nuk ka nevojë për një palaço si Rama që ta çojë përpara.

Advertisement