Connect with us

Kosova

Vatikani njeh Kosovën/ Serbia nis ofensivën në Selinë e Shenjtë

Çështja e Kosovës po mbrohet edhe në Vatikan dhe duke gjykuar nga apeli i kreut të diplomacisë serbe, Kisha Ortodokse Serbe duhet të përfshihet edhe më shumë në këtë çështje.

Dhe pikërisht kjo thirrje e Ivica Daçiç ka ndarë analistët.

Disa besojnë se është një lëvizje logjike, të tjerë se marrëdhëniet mes Kishes Ortodokse Serbe dhe Selisë së Shenjtë, janë tashmë në nivelin më të lartë, por ata pajtohen se ardhja e Papa Françeskut në Serbi do të ishte një veprim i mençur.

Daçic kujtoi se Kosova ka kohë që po krijon lidhje joformale me Vatikanin dhe se është koha që Kisha Ortodokse Serbe të punojë kundër kësaj.

Drashko Gjenoviç, analist fetar, tha për median serbe “Blic” se është e rëndësishme që Vatikani të mbetet në listën e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Ka një sërë vendesh të vogla që gjithashtu nuk e njohin Kosovën dhe nuk do ta bëjnë këtë derisa Vatikani të ndryshojë qëndrimin e tij. Ky është një nga argumentet e rëndësishme që Daçiç e përdori kur punonte për çnjohjen e Kosovës dhe e përdor edhe sot”- tha Gjenoviç, I cili beson se tani është koha për një vizitë të Papës në Serbi.

Nga ana tjetër, ish-diplomati Vladislav Jovanoviç  beson se ardhja e Papës në Serbi do të ishte një veprim i mirë, por dyshon se vizita do ta rriste presionin rreth Kosovës.

Advertisement