Connect with us

Bota

Vatra e zjarrit/ Donald Trump paralajmëron “goditje tokësore” ndaj trafikut të drogës në Venezuelë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se administrata e tij ka “autoritet të plotë ligjor” për të ndërmarrë sulme kundër anijeve pranë Venezuelës që dyshohet se transportojnë drogë, por shtoi se nëse operacionet do të shtrihen edhe në territor tokësor, mund të kërkohet njoftim dhe konsultim me Kongresin amerikan.

“Kemi të drejtën ta bëjmë këtë, dhe nëse kalojmë në tokë, mund t’i drejtohemi Kongresit”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale.

“Jemi plotësisht të përgatitur për t’i goditur shumë fort nëse hyjnë në tokë”, shtoi ai, duke theksuar se Shtëpia e Bardhë do të informojë Kongresin “për të shpjeguar saktësisht çfarë po bën”, edhe pse ligjërisht “nuk është e detyruar ta bëjë”.

Trump e justifikoi këtë qasje duke e lidhur me luftën kundër “narko-terrorizmit” dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilin e konsideroi një kërcënim direkt për shëndetin publik amerikan.

“Droga vrau 300 mijë amerikanë vitin e kaluar”, deklaroi ai, duke e përsëritur shifrën e lartë që e ka përmendur edhe më parë në kontekste të ngjashme.

Advertisement