Aktualitet
Vazhdojmë të jemi hambar i grurit në Shqipëri
Pa Filtra, Kryetarja e Bashkisë Lushnje: Vazhdojmë të jemi hambar i grurit në Shqipëri.
Znj. Eriselda Sefa kryrtare e Bashkisë Lushnje ishte sot e ftuar e gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion.
Zonja Sefa nga zyra e saj në Bashki tha se nuk ishte me pushime, por në krye të detyrës dhe në përgjigje të kërkesave të qytetatëve lushnjarë.
Ajo tha se e gjithë dita i kalonte nga zyra në Bashki po ashtu pranë njerëzve dhe problemeve të tyre që nuk janë të pakta!
Kryetarja Sefa tha se bujqësia në qytetin e saj vazhdon të jetë motori kryesor ekonomik dhe Lushnja vazhdon të konsiderohet Hambar i grurit në Shqipëri dhe se atë e eksportonin jashtë Shqipërisë për shkak të cilësisë së lartë ushqimore!
Turizmi tha kryetarja Sefa zë vënd modest në Lushnjë, por autoritet historike lushnjare si e madhja Vaçe Zela dhe i madhi Vath Koroshi mbeten asete që ndihmojnë. Po ashtu tha Sefa mbetemi qyteti i Kongresit dhe i Manastirit të Ardenicës që tërheqin shumë turistë shqiptarë dhe të huaj.
Po ashtu aktivitetet e shpeshta kulturore të cilat i organizon Bashkia me institucionet e saj e bëjnë kohën e turistëvse dhe lushnjarëve vetë më të këndshme.
Ne nuk kemi Teatër – tha Sefa – por vetëm së fundi kemi vënë në skenë dy vepra të cilat kanë tërhequr shumë interes.
Situata e zjarreve edhe në Lushnjë ka sjellë problematika dhe shumë dëme, por masat e marra kanë bërë që situata të menaxhohet deri diku.
Eriselda Sefa, pyetjes së gazetarit Artur Nura se nëse ka pikësynime për një karrierë më të sukseshme deri në përfaqësim të qytetarëve lushnjarë në Parlament, ju përgjigj se një person si ajo që ka një karrierë politike e cila i ka kaluar të gjitha nivelet e hiearkisë në Bashki, sigurisht që nuk mund të mos e konsideronte edhe një mundësi të tillë!