Connect with us

Rajon

Vazhdojnë lëkundjet pas tërmetit 6.7 ballë në Greqi, evakuohen banorët nga ishulli Samos, shkak pasgoditjet

Banorët e ishullit Samos në Greqi janë evakuar. mediat vendase bëjnë me dije se kjo ka ndodhru për shkak se pasgoditjet e tërmetit vazhdojnë ende dhe qytetarët kanë frikë nga dëmtimet e tjera që mund të ndodhin.

Sipas një njoftimi emergjent të lëshuar mbrëmë nga Komuna e Samosit Lindor, “e gjithë popullsia po evakuohet në mënyrë të organizuar”, dhe banorët sipas mediave po akomodohen në hotele.

Mediat shkruajnë se frika e ngritur nga shkencëtarët është se pasgoditjet mund të arrijnë edhe në lëkundje të forta me magnitudë deri në 6 ballë

“Ky vendim u gjykua i domosdoshëm për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve nga rreziku i rrëshqitjeve së dherave, lëkundjet e nga shembjet e ndërtesave ose elementeve të tyre gjatë periudhës pas tërmetit. Ky vendim është marrë për shkak të pasgoditjeve, që shkakton rrëshqitje të dheut, por edhe nga frika e një termeti të fortë që sipas shkencëtarëve pritet të arrijë edhe 6 Rihter”, shkruajnë mediat greke.

Tërmeti me magnitutë 6.6 në shkallë rihter ka rënë në detin Egje disa ditë më parë në orën 12:51, 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe në shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *