Connect with us

Aktualitet

Vazhdojnë shifrat e larta/ 8 viktima dhe 563 raste me koronavirus

Vazhdojnë numrat në rritje të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë kryer 2,723 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 563 qytetarë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 255 raste në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë, nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe.

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 qytetarë me Covid-19, në spitalet COVID: një 33-vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46-vjeçar dhe një 60-vjeçare nga Shkodra, një 65-vjeçar nga Prrenjasi, një 65-vjeçar dhe një 66-vjeçar nga Tirana, një 74-vjeçar nga Pogradec, një 76-vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,353 që nga fillimi i epidemisë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *