Sport
Vazhdon “aventura” e Giroud te Milan, “kuqezinjtë” gati rinovimin për “veteranin” e sulmit
Prej 3 sezonesh tashmë, “veterani” francez, Olivier Giroud është kthyer në “udhëheqësin” e sulmit të “kuqezinjve” të Milan, teksa me golat e tij ka ndihmuar jo pak “Djajtë” e Milanos për t’u ngjitur në nivelet më të larta të futbollit evropian.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, falë këtyre performancave bordi i “kuqezinjve” ka vendosur t’i rinovojë kontratën “bomberit’ 37-vjeçar edhe për një tjetër sezon.
Falë këtij rinovimi, tashmë kontrata e Giroud me Milan do të skadojë në verën e vitit 2025, teksa gjatë këtyre viteve do të përfitojë nga “kuqezinjtë” plot 3 milionë e gjysmë euro në sezon, shifër kjo e konsiderueshme për një lojtar 37-vjeçar.