Kosova
Vazhdon ta mbështesë Serbinë, Bosch ‘godet’ amabasadorin amerikan: Duket se Hill-it i pëlqejnë politikanët që…
Ndonëse BE-ja kishte paralajmëruar takimin trepalësh dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë kishin konfirmuar pjesëmarrjen, një gjë e tillë s’ka ndodhur më 26 qershor në Bruksel. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, në një deklaratë për media ka thënë se takimi s’ka ndodhur për shkak të tri kushteve të vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Lidhur me dështimin e takimit të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq ka folur edhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Ai ka thënë se aktualisht dialogu është në një situatë të vështirë dhe ka shtuar se është i kënaqur që pala serbe ka shprehur gatishmëri për bisedime në Bruksel.
“Ne mbështesim dhe vazhdojmë të mbështesim procesin e BE-së dhe dialogun e Brukselit, sepse besojmë se është rruga e duhur, në fakt e vetmja rrugë e drejtë” – Ka deklaruar Hill
Kjo nuk është deklarata e vetme, përmes të cilës Hill ka mbështetur hapur Serbinë, pasi kohët e fundit, i ka shpeshtuar deklaratat e llojit të tillë. Madje, për këtë anshmëri, amabasdori amerikan po kritikohet në vazhdimësi.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe ish-ambasadori holandez, Robert Bosch.
Ai ka shprehur shqetësim për këto qëndrime të ambasadorit amerikan
Megjithatë, Bosch nuk beson se janë edhe qëndrime të shtetit prej nga vjen ai.
“Fatkeqësisht Hill po tregohet i njëanshëm. Ambasadorit duket se i pëlqejnë politikanët që përçmojnë vlerat demokratike” – deklaroi Robert Bosch.
Kujtojmë se, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimi me Borellin, konfirmoi kërkesat e paraqitura, ku theksoi se kërkoi “garanci për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilat mundësojnë zbatimin e marrëveshjeve”.
“Konsiderojmë se marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit janë një e arritur e dalluar në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, për marrëdhënie të mira fqinjësore, me fqinjin tonë verior, me njohjes së paku de-fakto në qendër, por është edhe arritje e Bashkimit Evropian që ka ndërmjetësuar raunde të tëra të këtij dialogu”, tha kryeministri Kurti.