Connect with us

Kronike

Vdekja e 26-vjeçares/ Makineria që i zuri kokën dyshohet se u ndez nga një koleg i saj, detajet

Aksidenti në të cilin humbi jetën dje shqiptarja 26-vjeçarja Anila Grishaj në kompaninë ushqimore Bocòn në Pieve di Soligo (Treviso), mund të jetë shkaktuar nga gabim njerëzor.

Mediat italiane shkruajnë se sipas burime hetimore, dyshohet se mekanizmi që shkaktoi traumën fatale, është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës.

Prokuroria Publike e Trevisos ka nisur ndërkohë një hetim për mundësinë e vrasjes nga pakujdesia, shkruan La Repubblica. Sindikatat organizuan një protestë mëngjesin e sotëm jashtë kompanisë.

Sipas asaj që mësohet, aktiviteti prodhues ka rinisur rregullisht mëngjesin e sotëm, ndërsa i mbyllur ka mbetur një lokal i lidhur me kompaninë, i vendosur në të njëjtin pallat, ku kryhen aktivitetet e hotelierisë.

Advertisement