Aktualitet
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, arrestohet për ‘vrasje nga pakujdesia’ mjeku Roland Xhaxho
Mjeku Roland Xhaxho është arrestuar nga policia për ‘Vrasje nga pakujdesia’ në bashkëpunim Ina Xhaxho, Marta Gina.
Si ndodhi ngjarja?
I mituri u dërgua nga familjarët në klinikën dentare për disa shërbime. Pasi mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë është vendosur që të kryhet operimi me narkozë. Pas një operacioni që zgjati shumë orë, djali nuk është zgjuar më dhe është dërguar në shtëpi, sepse mjeku iu ka thënë familjarëve se do të zgjohet më vonë. Në shtëpi ai ka shfaqur probleme dhe rritje temperature dhe është dërguar në pediatri ku ka qëndruar në gjendje kome për 2 ditë dhe ka ndërruar jetë.