Connect with us

Politike

Vdekja e Artur Zhejit/ Veliaj: Ishte një intelektual i spikatur, një gazetar kalibri

“Një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri”, kështu e ka cilësuar Artur Zhejin kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në një reagim nga qelia, në rrjetet sociale, Veliaj i shpreh ngushëllimet familjarëve pas vdekjes së parakohshme të Artur Zhejit.

Reagimi i Veliaj:

Lajm fort i hidhur ndarja nga jeta e Artur Zhejit!

Ngushëllime familjes, të afermve, miqve e kolegëve për humbjen e rëndë të gazetarit dhe publicistit të shquar, që i dha shumë medias shqiptare nga vitet ‘90 e deri sot.

Arturi ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut.

Prehu në paqe mik i mirë!

Advertisement