Bota
Vdekja e Berlusconi, djali i tij prek me mesazhin: Pëshëndetje babi
Pier Silvio Berlusconi, djali i dytë i Berlusconit ka zgjedhur mënyrën e veçantë për të dhënë një mesazh në kujtim të babait të tij të ndjerë. Në kullën e Mediaset të cilën vetë Silvio Berlusconi e themeloi shkruhet mesazhi: “Përshëndetje babi” dhe “Faleminderit Silvio”.
Shumë qytetarë kanë mbërritur në godinat e Mediaset në Cologno Monzese për të shprehur mesazhet e ngushëllimit, raportojnë mediat e huaja.
Vdekja e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si ‘Kavalieri’ ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.