Connect with us

Sport

Vdekja e Elizabeth II, shtyhet ndeshja e Champions League

Ndeshja e grupeve të Champions League mes Rangers dhe Napolit nuk do luhet të martën, por një ditë më pas. Shkak për këtë vendim të UEFA-së është bërë vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II.

“UEFA njoftoi sot se ndeshja e UEFA Champions League midis Rangers FC dhe SSC Napoli, e planifikuar fillimisht për të martën më 13 shtator, është riplanifikuar për të mërkurën më 14 shtator në orën 21:00.

Kjo është për shkak t kufizimeve në burimet e policisë dhe çështjet organizative në lidhje me ngjarjet e vazhdueshme rreth zisë kombëtare për Madhërinë e Saj Mbretëresha Elizabeth II” – shkruan  UEFA

90 minutëshi do të zhvillohet në Ibrox Stadium (Glasgow).

 

 

Advertisement