Connect with us

Aktualitet

Vdekja e Lear Kurtit, motra tregon detaje nga jeta e të riut

E motra e Lear Kurtit ka treguar sesi e ka marrë vesh lajmin e humbjes së vëllait të saj dhe lidhjes së ngushtë që kishin motër e vëlla.

Sot në emisionin “Me zemër të hapur” ka folur motra nga babai e Learti, Silvi, e cila ndodhet jashtë vendit ku dhe ka treguar sesi e ka mësuar lajmin e vdekjes së tij.

E mësova vdekjen e vëllait në lajme, më morën shoqëria ime më thanë a ke parë çfarë ka ndodhur, më pas mora shoqërinë e Learit që më konfirmuan lajmin”– u shpreh ajo.

32-vjeçari dha shpirt duke u sorrollatur në duart e efektivëve të komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës. Ai u ndalua mbrëmjen e 19 tetorit nga efektivët dhe brenda 30 minutave ndërroi jetë. Por, moszbardhja e kësaj ngjarjeje vjen si pasojë e pretendimeve kontradiktore të palëve. Ekspertiza paraprake ka dalë në përfundimin se s’ka pasur dhunë ndaj të riut, por që ka ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të kokainës që ka gëlltitur, ndërsa familjarët pretendojnë se është dhunuar nga policia. Një dëshmi e mikut të të riut te ‘Piranjat’ hidhte dyshimte të forta se Policia dhe AMP kanë mbuluar ngjarjen. I riu thoshte se e kishte parë viktimën teksa rrihej barbarisht ndërsa akuzonte drejtorin e AMP, Ardi Veliu se e kishte “këshilluar” indirekt të mos pranonte dhunën që kishte parë me sytë e tij.

Silvi tregon shumë gjëra mbi jetën e vëllait dhe për marrëdhënien me babain që ka ndërruar jetë.

Si kanë qenë raportet e Learit me babain?

Më ka thënë që nuk kishte shumë raporte me të atin, por ishte babai i tij dhe e donte. Learin nuk e shikonte ditë për ditë. Leari jetonte me Fatmirin. Babai nuk jeton më.

Flisnit shpesh me babain në lidhje me Learin?

Jo aq shumë. Ne nuk kemi jetuar me babin. Kam jetuar kur isha shumë e vogël dhe nuk e mbaj mend.

Nuk e di. Familja ime më ka thënë që babi jot ka vdekur. Unë e kam lexuar në një gazetë që e kishte vrarë dikush. Nuk mund t’u them shumë gjëra për babin.

Ke folur me Learin për vdekjen e babait?

Çfarë të thanë shokët e Learit?

Më thanë që Leari ka humbur jetën.

Kur flisnit gjatë, çfarë shqetësimesh kishte Leari? Punonte?

Leari ishte shumë i zgjuar, lexonte shumë libra. Kishte gjetur një punë në Francë dhe do vinte në Francë.

Keni dijeni që kishte një problem ligjor?

Jo nuk kemi folur. Më tha që i kishte ofruar dikush punë në ndërtim jashtë Shqipërisë.

Ka qenë përdorues i lëndëve narkotike?

Unë nuk jetoja me Learin, e shihja vetëm në kamera. Nuk e kam parë kurrë në ndonjë gjendje të keqe siç janë njerëzit që marrin narkotikë.

Sa kohë ka që ka ndërruar jetë babai juaj?

Unë isha 16 vjeç, tani jam 27./Ballkanweb/

Advertisement