Connect with us

Rajon

Vdekja e shqiptares nga makineria e mishit, vajza që pa skenën në gjendje të rënduar

Komuniteti vendas në Mesolongji, Greqi është tronditur nga vdekja e 50-vjeçares shqiptare e cila u copëtua nga një makineri mishi kur shkoi për ta pastruar.

Gjithçka ndodhi pak pas orës 21 të së premtes kur gruaja shkoi te kasapi për të pastruar dyqanin me vajzën e saj 18-vjeçare.

Teksa 18-vjeçarja po pastronte hyrjen e kasapit, dëgjoi britma nga kuzhina dhe vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte. Pastaj, ajo pa nënën e saj të kapur nga flokët në prerësin e mishit dhe të copëtuar. Vajza doli në rrugë, filloi të thërriste për ndihmë dhe Zjarrfikësja nxitoi në dyqan për ta shpëtuar.

Sipas informacioneve nga mediat greke, 50-vjeçarja punonte prej një muaji te kasapi ku shkonte nga e hëna në të premte.

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar që pas ndarjes me bashkëshortin. Sipas informacioneve, ajo jetonte në shtëpi edhe me nënën e saj.

Njëkohësisht, sipas familjes së 50-vjeçares, vajza e saj 18-vjeçare ndodhet në gjendje të keqe psikologjike pasi aksidenti ka ndodhur para syve të saj. Djali 10-vjeçar nuk e ka kuptuar ende se çfarë ka ndodhur pasi nuk e di që nëna e tij nuk jeton më. Sipas të njëjtave informacione, spitali i Mesolongjisë nuk ka psikolog, ndaj familja ka thirrur një psikolog për të mbajtur dy fëmijët.

Për ngjarjen tragjike u arrestua pronari i kasapit me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Advertisement