Connect with us

Politike

Vdekja e të riut/ Berisha: Krim horror shtetëror

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas vdekjes së të riut Jani Rustemi në QSUT pasi ky i fundit mbahej në paraburgim për vjedhjen e një tapeti.

Sipas Berishës, Rustemi u dërgua në spital në gjendje kome pas “keqtrajtimit shtazarak nga kriminelët me uniformë”, ndërsa shtoi se sipas familjarëve të tij ndaj të riut është ushtruar “dhunë e egër”.

Berisha e cilësoi këtë ngjarje si një krim horror shtetëror, ndërsa i bëri thirrje Avokatit të Popullit si edhe Komitetit të Antitorturës të Këshillit të Europës të hetojnë mbi atë që ndodhi.

Postimi i plotë:

 

 

Një krim tjetër horror shtetëror!
I riu, Jani Rustemi i ndaluar nga policia, u dërgua në gjendje kome pas keqtrajtimit shtazarak nga kriminelët me uniformë dhe vdiq dje në QSUT.
Ai mbahej në paraburgim me akuzën se kishte kishte marrë pa leje një qilim. Familjarët deshmojnë se në paraburgim ndaj Janit është ushtruar dhunë e egër nga banditë me uniformë.
Kjo është vrasja shtetërore e radhës nga kriminelë me uniformën e një qytetari të ndaluar nga policia.
I shpreh ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe si vrasje të mirëfilltë shtetërore të Jani Rustemit.
I bëj thirrje Avokatit të Popullit të hetojë me përparësi dhe denoncoj publikisht këtë akt kriminal të banditëve me uniformë. I bëj thirrje Komitetit të Antitorturës të Këshillit të Europës të ndërmarrë hetime për vrasjen me tortura të Jani Rustemit dhe shumë të rinjve të tje nga xhelatë me uniformë në burgjet dhe paraburgimet e narkoshtetit të Shqipërisë. sb

Advertisement