Kronike
Vdes gomisti në Lezhë/ I shpërthen goma e kamionit që po frynte

Shpërthimi i një gome të një trajleri të tonazhit të rëndë I ka marrë jetën 53 vjeçarit Spase Milloshit mëngjesin e kësaj të premteje në rrugën Lezhë-Milot. 53-vjeçari punonte si gomist pranë një servisi në zonën e Kryqëzimit të Spitenit, teksa raportohet se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për shkak se rrethi prej hekuri i gomës që 56 vjeçari po frynte është shkëputur dhe e ka goditur viktimën në kokë.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për sqarimin e rrethaneve të këtij incidenti të rëndë, që i mori jeten 56-vjeçarit Spas Milloshi, ndërsa në lidhje me rastin pritet të nisë verifikimet edhe Inspektoriati Shtetëror i Punës, për të parë nëse janë respektuar rregullat e sigurisë. Spasse Milloshi me banim në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, punonte prej vitesh me të gjithë rregullat pranë kësaj gomisterie.
Ky është rasti I dytë ku një gomist humb jetën. Në korrik të 2021-shit, një 20 vjeçar humbi jetën po njësoj në Durrës.
Edhe viktima e asaj kohe ishte duke fryrë një gomë kamioni, por ajo shpërtheu duke e parplasur viktimën në një shtyllë hekur, për shkak të presionit të lartë të ajrit.

