Connect with us

Kronike

Vdiq në aksidentin tragjik në Itali, flet shoku i 18-vjeçarit

Një aksident tragjiknë Itali i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar Xhuliano Këllici dhe tre shokëve të tij. Të katërt po udhëtonin me një automjet tip ‘Volkswagen’ kur u përplasën për vdekje në Godega/Sant’Urbano të Trevisos.

Miqësia e tyre nisi në shkollë pasi kishin të përbashkëta me njëri-tjetrin. Pëlqenin çiklizmin, futbollin dhe notin, ndaj kalonin shumë kohë së bashku, aq sa natën kur ndodhi aksidenti po ktheheshin për në shtëpi pasi kishn dalë për të pirë diçka.

 

“Një miqësi e lindur në shkollë që në shkollën fillore dhe e ndërtuar ditë pas dite. Ata kalonin kohën duke folur për gjithçka, duke nisur nga lojërat e futbollit, xhirot me biçikletë, deri tek qëndrimi në mbrëmje me njëri-tjetrin. Djemtë që vdiqën në përplasjen e tmerrshme jetonin në këto anë, në fshatrat e kufizuar nga rruga shtetërore 13 Pontebbana që lidh Veneton dhe Friuli-Venezia Giulia”, thuhet në artikullin e medias italiane ‘Corriere della Sera’ dedikuar të rinjve.

Shqiptari Xhuliano Këllici familja e të cilit kishte emigruar në Itali, ka luajtur si portier në një prej akademive të futbollit në zonë.“Kam luajtur futboll me të pikërisht në Orsago, mes Allievit. Ai ishte një portier shumë i fortë”, tregon një prej shokëve të tij për 18-vjeçarin shqiptar.

Tre shokët e tij që ndërruan jetë në aksident kishin pasione të ndryshme. Marco Da Re ishte i apasionuar pas motorëve, Daniele Ortolan pas notit ndërsa Daniele Da Re pëlqente xhirot me biçikletë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *