Politike
Veliaj i arrestuar/ Rama mbledh Asamblenë e PS: Po na godasin për arsye elektorale
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/11/rama-1.jpg)
Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur gjatë pasdites së sotme te Hotel Tirana Asamblenë e PS për Tiranën. Në podiumin e Asamblesë mungoi Erion Veliaj, i arrestuar ditën e djeshme me kërkesë të SPAK, por bëhet me dije se krah Ramës ishte Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manistirliu.
Kryesocialisti deklaroi gjatë fjalës së tij se do të jetë Kryetar Bashkie në distancë. Rama në Asamble deklaroi se po i godasin për arsye elektorale dhe se kjo është goditje e madhe për PS-në. Sipas tij, Nesti Angoni nuk ka asnjë shans të jetë një njeri i vetëm. Rama ka thënë se dëmi nga kjo goditje duket kompensuar.
“Po na godasin për arsye elektorale. Kjo është goditje e madhe për PS. Unë do të jem edhe kryetar bashkie në distancë. Do të takoj tani të gjithë drejtorët e përgjithshëm. Ka një dashakeqësi të madhe ndaj Erjonit.
Janë abuzive detajet e hedhura në publik. Veshjet e bizhutë janë blerë për shfaqjet kulturore. Jo për përdorim personal. Nesti Angoni nuk ka asnjë shans të jetë një njeri i vetëm.
Kam dyshimet e mia e do merrem edhe me këtë. S’ka njeri në republikë që mund të bëjë një hetim të tillë për gjithë jetën. Ju duhet të punoni më shumë. Duhet kompensuar dëmi nga kjo goditje”, ka thënë Rama në një pjesë të fjalës së tij.
Këto lëvizje të Ramës vijnë teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qeli me urdhër të SPAK, i cili e akuzon për korrupsion, fshehje të pasurisë si dhe pastrimit të parave. Bashkë me Veliajn është vënë në pranga dhe biznesmenin Elman Abule.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën. Biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)