Aktualitet
Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin, firmos nga qelia delegimin e detyrës së kryetares së bashkisë Sara Goxhajt

Ajo që pritej prej muajsh ka ndodhur. Erion Veliaj ka firmosur një urdhër më datë 18/03/2025 ku përcakton si kryetare të re të bashkisë Sara Goxhajn, një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta. Urdhëri është firmosur prej tij dhe mendohet se është firmosur nga qelia e burgut në Durrës. Urdhëri gjithashtu shfuqizon urdhërin e parë, ku Rama komunikoi se kryetarja e re e bashkisë ishte Anuela Ristani.
Erion Veliaj ka firmosur nga qelia shkarkimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të bashkisë së Tiranës.
Nënkryetarja Sara Goxhaj do të jetë ajo që do të marrë përkohësisht detyrat e kryetares së bashkisë.
“Znj. Sara Goxhaj, Nën/kryetar i bashkisë Tiranë, të kryejë përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, thuhet në letër.
Lajmi ne perditesim
Burime i thanë Dosja.al se fill pas marrjes së njoftimit, kryeministri Edi Rama ka shkuar mbrëmë në Bashki dhe ka urdhëruar protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt. Si masë ndëshkimore, Rama ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn. Detyra i është besuar Anuela Ristanit. Tashmë çarja Rama-Veliaj është në nivel lëvizjesh e jo më thjesht mesazhesh të koduara.

