Kosova
Veliaj zbuloi pronarin e ‘JOQ’, Buzhala reagon ashpër: Stil mafioz
Zbulimi i pronarëve të ‘JOQ’ dhe ‘Lolitës’ nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dënuar ashpër nga analisti dhe gazetari nga Kosova, Berat Buzhala. Përmes një statusi të bërë publik në profilin e tij në ‘Facebook’, Buzhala thotë se Veliaj përdori një stil mafioz për të treguar identitetin e një gruaje dhe nëne madje nuk la pa përmendur as fëmijët e kësaj të fundit.
POSTIMI:
Kryetari i Tiranes, Erion Veliaj, ne stil mafioz ne nje prezentim te tij ne Tirane, doli edhe e linçoi publikisht nje grua dhe nje nane qe e ai mendon qe e menaxhon faqen ne Facebook, qe quhet Lolita.
Per fatin e keq te shqiptareve te Shqiperise, pervec Lapsit dhe Lolites, te paktaaaaa jane ato faqe dhe media qe guxojne ta kritikojne njeriun e pare te Tiranes. Eshte sekret publik, qe edhe ato media qe nuk mundet me i kape Edi Rama, i kape Erion Veliaj. Pra, ne Shqiperi deri dkundddddd mundesh me i bo opozite Edi Rames, por nuk mundesh me i bo opozite Erionit. Eshte si oktapod. Tentakulat e tij shtrihen ne cdo media. Pastaj, nese dy a tri platforma te vogla i mbesin jashte, kur e kritikojne, i sulmon qe po i vejne atij gjoba.
E pashe prezentimin e Erionit ne ate konference a cka dreqin ke. E permendi adminin e Lolites, ia permendi femijte, shkollen, e targetoi, e boni te gatshme me e sulmu.
E tmerrshme qysh nje politikan i ri, me gjithe ate pushtet, merret me nje faqe ne FBV.
E ka pas vetes komplet Topin, Klanin, cdo media tjeter, por e pengon, e tmerron nje faqe e vogel ne FB, qe po guxon me shkru kunder tij. Pastaj dikush cuditet pse vritet nje roje ne nje TV.
Marre duhet me te ardhe Erion.
Një ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një eventi ku po diskutohej për transportin publik, denoncoi publikisht dy faqe online, që sipas tij i kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Ai zbuloi, se gruaja që fshihet pas “Lolita” është Anisa Caka-Metka.