Connect with us

Kronike

Vëllai e denoncoi të humbur, 13-vjeçari gjendet i mbytur në liqen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ku një 13-vjeçar është gjendur i mbytur në liqenin e fshatit Shumbat. Trupi i pajetë i të miturit u identifikua pas 2 orësh kërkime në bashkëpunim me banorët e zonës.

Ishte vëllai i tij i cili bëri kallëzim mbrëmjen e djeshme në polici për humbjen e tij. Menjëherë nisën kërkimet në zonën e fshatit Shumbat, pasi i mituri ishte parë për herë të fundit afër liqenit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 13-vjeçari është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Advertisement