Pinknews
‘Vëmendje…’/ Si kurrë parë bashkëshorti i Rita Orës e uron publikisht shqip
Rita Ora ka publikuar sot albumin e saj më të ri, “You & I”, një album i cili do të përcjellë shumë emocione, histori dhe ngjarje nga jeta e këngëtares, ashtu siç edhe ajo vetë është shprehur më parë. Duket se ky album është pritur shumë mirë, që në orët e para të publikimit të tij, madje në Instagram artistja ka marrë komente dhe urime pozitive. E sigurisht nuk kishte si të mungonin dhe fjalët e ëmbla të bashkëshorti i saj, Taika Waititi.
Ai zgjodhi të publikojë në Instagram koopertinën e albumit të saj të ri, “You & I” si dhe disa fotografi të Ritës, ku shihet duke pozuar pranë banerit që reklamon albumin e ri.
Krahas këtij imazhi, regjisori zgjodhi t’i dedikonte fjalët më të ëmbla bashkëshortes së tij. Ai zgjodhi të shkruante urimin në gjuhën shqipe.
“Vëmendje! Urime Zog! Unë jam shumë krenar për ju. Unë të dua,”-ka shkruar Waitit në postimin e tij.
Kujtojmë se çifti u martua para 1 viti e shpesh herë i dedikojnë njëri-tjetrit mesazhe romantike edhe në rrjetet sociale.