Connect with us

Aktualitet

Vend pune në Ministri motrës së trafikantit, hetohet ish-zv.ministrja Voda

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me anti-mafian italiane kanë finalizuar një operacion që ka të bëjë më shkatërrimin e një grupi trafikantësh të lëndëve narkotike. Sipas të dhënavë baze e këtij grupi ishte Durrësi e më pas u përhapte në 3 qytetet italianë. Në përgjime kanë rënë edhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe ish-prokurorë.

Në dosje ka edhe një përgjim ambiental ku ish-zv.ministria e Brendshme, Rovena Voda, i premtonte motrës së një prej trafikantëve, një vend punë në ministri. Ajo ka biseduar për punësimet në ministri me Florida Beun, motra e njërit prej trafikantëve. E gjithë biseda shtë regjistruar në makina e Beut, aty ku edhe Policia kishte vendosur një pajisje përgjimi ambiental.

Pse u arrestua Rovena Voda?

Voda u arrestua më 13 korrik 2021 në një operacion të SPAK për goditjen e korrupsionit. Ish-zyrtarja u zbulua teksa bisedonte dhe akuzohet se kishte marrë të mira materiale për të punësuar një grua në Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë që sipas përgjimeve, doli që Voda kishte përfituar 1000 euro, një telefon tip Samsung si dhe një arkë me peshk për të futur në punë Florinda Beun përmes njohjes që kishte me avokaten Majlinda Hasani. Gjykata e Posaçme e dënoi Vodën me 10 muaj burg.

Në operacionin e përbashkët janë sekuestruar mbi 120 kilogramë kokainë të importuar holandeze dhe mbi 15 kilogramë heroinë e pastër, të rafinuar për t’u shpërndarë më pas tek klientët. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 4 mln euro që dyshohet së janë përfituar nga aktivititeti i shtjes së drogës.

Advertisement