Aktualitet
“Vendet me korrupsion më të lartë”/ Raporti ndërkombëtar: SPAK drejtësia e re
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/11/dumani.jpg)
Transparency International (Transparenca Ndërkombëtare) ka publikuar një raport për luftën ndaj korrupsionit në botë dhe në vendin tonë. Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit vendi ynë renditet në vendin e 80 në rang ndërkombëtar prej 180 shtetesh. Krahasuar me vitin 2023, Shqipëria numëron një total prej 42 pikësh nga 100, duke u rritur me 5 pikë në raport.
Sipas TI, vendet e Ballkanit mbeten problematike për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, apo të zbatojnë integritetin gjyqësor, në vendin tonë vlerësohet puna e Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Në Shqipëri, Prokuroria dhe Gjykatat e specializuara kundër korrupsionit (SPAK) kanë fituar besimin e qytetarëve pasi kanë dënuar ish-ministra, deputetë dhe kryebashkiakë. SPAK vazhdon të hetojë një ish-president, kryeministër dhe zyrtarë të tjerë të lartë publikë”, thuhet në raport.
!["Vendet me korrupsion më të lartë"/ Raporti](https://i0.wp.com/cdnimpuls.com/zeri.ai/media3/-900-0-1739284819xalb-360.png?w=740&ssl=1)
Ndërsa, Serbia ndodhet në vendin e parë në rajon si vendi me korrupsionin më të lartë. Sipas raportit në Ballkan shumë nga reformat dështojnë për shkak të ndikimit të qeverisë, grupeve të tjera të interest dhe agjentëve të huaj. Një përmirësim të ndjeshëm në këtë renditje ka bërë edhe Kosova, e cila është rritur me 11 pikë, duke arritur një total prej 44 pikësh.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)