Bota
Vendet pro ndryshimit të gjinive, Putin ndalon birësimin e fëmijëve rusë
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një ligj që ndalon shtetasit e huaj nga vendet ku lejohet ndryshimi i gjinisë të birësojnë fëmijë rusë.
Një ndryshim u prezantua në Kodin e Familjes të Federatës Ruse, i cili ndalon birësimin dhe kujdestarinë e fëmijëve rusë nga persona që janë shtetas të vendeve ku lejohet përdorimi i hormoneve për ndryshim seksi ose ndryshime të informacionit gjinor në dokumentet personale dhe pa të përshtatshme ndërhyrje mjekësore, raporton RIA Novosti.
Presidenti i Dumës Shtetërore Vyacheslav Volodin theksoi se në 10 vende evropiane, Austri, Estoni, Gjermani, Islandë, Itali, Luksemburg, Maltë, Norvegji, Slloveni, Zvicër, nuk ka kufizime moshe për ndryshimin e gjinisë ligjore.
Ai shtoi se me miratimin e këtij ligji fëmijët mbrohen nga rreziqet e mundshme.
Ndryshimet që u miratuan sot i referohen disa ligjeve në të njëjtën kohë, dhe përveç propagandës dhe promovimit të LGBT-së dhe “gjinisë”, tani ndalohet edhe propagandimi i refuzimit për të lindur fëmijë.