Bota
“Vendet që goditëm në Iran u shkatërruan plotësisht”, Trump për disa nga mediat amerikane: Ja kush janë mashtruesit që thonë të kundërtën

POSTIMI I TRUMP:
Vendet që ne goditëm në Iran u shkatërruan plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë. Vetëm lajmet e rreme do të thoshin diçka të ndryshme në mënyrë që të përpiqeshin të poshtëronin, sa më shumë që të ishte e mundur. Dhe madje edhe ata thonë se ishin “shumë mirë të shkatërruara!”
Ata që punojnë shumë në këto raportime gënjeshtra janë Allison Cooper i “Lajmeve të rreme” CNN, budallai Brian L. Roberts, Kryetar i “Con”cast, Jonny Karl i “Lajmeve të rreme” të ABC, dhe NBC “Lajme të rreme” të Concast. Nuk mbaron kurrë me mashtruesit në media, dhe kjo është arsyeja pse shikueshmëria e tyre është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave – ZERO BESUESHMËRI!

