Sport
Vendimi sizmik/ Deschamps i jep fund drejtimit të kombëtares së Francës
Menaxheri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps do të njoftojë të mërkurën se nuk do të rinovojë kontratën e tij si trajner i Francës dhe për këtë arsye do të largohet nga Les Bleus pas Kupës së Botës FIFA 2026, sipas një raporti këtë të martë nga L’Equipe.
Me Francën, Deschamps fitoi Kupën e Botës 2018 dhe humbi dy finale të mëdha në Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2022. Deschamps fitoi gjithashtu Ligën e Kombeve 2021 dhe ai do të ketë mundësinë ta përsërisë këtë sukses në këtë kompeticion me Les Bleus që do të përballet me Kroacinë në çerekfinale marsin e ardhshëm.
Gazeta shton se 56-vjeçari do të njoftojë largimin e tij si pjesë e një interviste me zonjën e parë të Francës, Brigitte Macron, për Les Pièces Jaunes, një organizatë bamirëse e njohur në Francë, qëllimi i së cilës është të përmirësojë kushtet e fëmijëve të shtruar në spital.