Bota
Vendosja e ushtarakëve në Los Angeles/ Guvernatorja e New York kritikon Trump: Po shpërdoron pushtetin!

Guvernatorët demokratë kritikuan ashpër vendosjen e Gardës Kombëtare dhe Marinsave në Kaliforni nga Presidenti Donald Trump, mes protestave mbi politikat e administratës për zbatimin e ligjit për imigracionin, gjatë një seance dëgjimore në Capitol Hill të enjten.
“Ndërsa ne po flasim, një qytet amerikan është militarizuar pavarësisht kundërshtimeve të guvernatorit të tij. Ky është një abuzim flagrant i pushtetit dhe asgjë më pak se një sulm ndaj vlerave tona amerikane.”, tha guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul.
Seanca dëgjimore po zhvillohet në sfondin e protestave në Los Angeles dhe qytete në të gjithë vendin kundër veprimeve të administratës Trump për zbatimin e ligjit për imigracionin. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, është ‘përplasur’ me Trumpin lidhur me vendimin e tij për të vendosur Gardën Kombëtare dhe Marinsat në Los Angeles, pavarësisht kundërshtimit nga udhëheqësit demokratë.
Ndërsa Guvernatori i Minesotws, Tim Walz, kritikoi ashpër “politikat mizore dhe të gabuara” të administratës Trump.

