Pinknews
Venezia/ Ul siparin Festivali i Filmit
Venecia Film/ ‘Luani i Artë’ për dokumentarin “All the beauty and the bloodshed”
Fitues i Luanit të Artë në Festivalin e Filmit që u zhvillua në Venezia është dokumentari “All the beauty and the bloodshed”, i regjisores amerikane Laura Poitras. Dokumentari i kushtohet fotografes dhe aktivistes amerikane Nan Goldin dhe betejën e saj kundër familjes Sackler, pronare e kompanisë farmaceutike ‘Purdue Pharma’, që besohet se është përgjegjëse për një epidemi droge me vdekje nga mbidoza.
‘Luani i Argjendtë’ dhe ‘Çmimi i Madh i Jurisë’ shkoi për “Saint Omer”, filmi i parë i regjisores franceze Alice Diop, një histori emocionuese brenda një gjyqi për një foshnjë vrasje të kryer nga një emigrant i dëshpëruar.
Venezia ishte sigurisht edhe sukses për Italinë, me ‘Luanin e Argjentë’ për ‘regjisorin më të mirë’, Luca Guadagnino për filmin e tij italo-amerikan “Bones and all”.
Aktorja australiane Cate Blanchett fitoi Kupën ‘Volpi’ për performancën më të mirë femërore si dirigjente në “Tár” të Todd Field. Filmi është historia imagjinare e Lydia Tár, dirigjente e parë femër e një orkestre të madhe gjermane. Një grua e fortë dhe me vetëbesim, e cila – megjithatë – befas e gjen veten të ekspozuar ndaj dobësive të saj.
Aktori më i mire u shpall irlandez Colin Farrell, për rolin e një njeriu që u nda me mikun e tij më të mirë për një kohë të gjatë në filmin “The Banshees of Inisherin” të Martin McDonagh, i cili gjithashtu fitoi çmimin për skenarin më të mirë.
Çmimi special i jurisë – i kryesuar nga aktorja Julianne Moore – iu dha regjisorit Jafar Panahi, aktualisht në burg në Iran, për filmin e tij të ri “No Bears”. Panahi u dënua me gjashtë vjet burg në muajin korrik. Bota e kinemasë, edhe në Venecia, i është drejtuar sërish regjimit të Teheranit, duke kërkuar lirimin e tij.