Connect with us

Kosova

VERE E NXEHTE pritet mes Kosovës e Sërbisë, Knaus për synimin e Vuçiçit 

Drejtori i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se veprimet e Serbisë për të eskaluar situatën po bëhen me qëllim që ta shtyjë votimin për aplikimin e Kosovës në Këshill të Europës në takimin e Komitetit të Ministrave.

“Ky përshkallëzim ka një qëllim të vetëm: Të nxitë Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar që të shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Duke e bërë këtë, vuçiç largon vëmendjen nga mesazhi i fortë që erdhi nga 3/4 e anëtarëve të asamblese parlamentare të këshillit të europës se Kosova tani është gati t’i bashkohet këtij organi. A do të funksionojë përshkallëzimi? A do të shtyhet votimi? Nëse funksionon, rrezikon të jetë një verë shumë e dhunshme në vitin 2024 në Ballkan” – ka theksuar Kanus BE

Kujtojmë se dje dhe ambasadorët e SHBA-së dhe Gjermanisë sot kanë reaguar për veprimet e Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës, duke kërkuar që të qetësojet situata.

Kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka thënë gjithashtu se qëllimi i Serbisë me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ishte “që të ndryshonte kufijtë permes përdorimit të forcës”.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai u shpreh se qëllim tjetër i Beogradit ka qenë edhe “që të largojë Policinë e Kosovës nga Veriu”.

“Kjo gjë do ti mundësonte futjen e armëve, siç ka ndodhur me muaj të tërë, përmes rrugëve të kontrabandës, të cilat Policia e Kosovës ka tentuar t’i mbyllë” – tha Knaus duke theksuar: Me më shumë armë në Veri, kolapsin e institucioneve  dimrin e kaluar, me gënjeshtrat dhe urrejtjen nacionaliste që po ushqehen mediat e afërta me regjimin e Vuçiç, të gjitha përgatitjet po bëhen për një konfrontim të armatosur, të cilin Serbia shpreson dhe beson ta fitojë”  – I pyetur për përfshirjen e mundshme të Federatës Ruse në këtë sulm terrorist, ai theksoi se nuk është e nevojshme për një lidhje me Moskën për të shpjeguar atë që ndodhi.

Advertisement