Connect with us

Kosova

Veriu i përket Kosovës/ Ish-zëdhënësi i NATO: KFOR nuk duhet ta marrë kontrollin

Zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka folur për situatën në veri të Kosovës, ku një grup terrorist i udhëhequr nga Milan Radojiçic sulmoi policinë atje më 24 shtator, me pasojë vdekjen e oficerit Afrim Bunjaku.

Shea shprehu ngushëllime për policin e vrarë dhe i pyetur për retorikën e Serbisë në lidhje me terroristët serbë të vrarë në Kosovë, ai tha se nuk ishte një qëndrim i arsyeshëm.

I pyetur nëse do të ishte masa e duhur që KFOR-i të merrte kontrollin e veriut të Kosovës, Shea nuk u pajtua, pasi ai beson se kjo do të dërgonte mesazhin e gabuar për Beogradin.

“Mendoj se forcat e KFOR-it duhet të vazhdojnë patrullimin ne nje territory edhe me te gjere. Megjithatë, duhet të kujtojmë se veriu i Kosovës i përket Kosovës. Është territor i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Është shumë e rëndësishme që policia atje të veprojë në territorin kombëtar dhe të krijojë besim, veçanërisht me serbët që jetojnë ne veri. Ata duhet të ndërtojnë besim me komunitetin lokal dhe të bashkëpunojnë me KFOR-in” – theksoi ish zedhenesi i NATO-s

Advertisement