Connect with us

Kronike

Veriu i pushtuar nga reshjet. Dalin përrenjtë nga shtrati

Stuhi të forta dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë që prej ditës së hënë territorin shqiptar, kryesisht veriun e Shqipërisë. Nga moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë, është rritur niveli i përrenjve dhe ka dalë nga shtrati përroi në Dedaj-Bogë. Për këtë arsye kalimi bëhet me rrugë alternative.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi këtë të mërkurë se bashkitë Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Durrës e Elbasan do të jenë në monitorim të prurjeve të lumenjve në orët në vijim, pasi sipas parashikimeve piku i prurjeve do të arrihet në datën 20. Ndërkohë kanë mbetur pa energji elektrike disa fshatra në Shkodër, Pukë, Malësi të Madhe dhe Vau i Dejës. Hidrocentrali i Vaut të Dejës ka hapur portat e shkarkimit për shkak të prurjeve të shumta.

Kjo është pranuar zyrtarisht edhe nga shefi i Shtabit të Emergjencave në Shkodër, Pëllumb Dani, ku sipas tyre aktualisht po shkarkohen 1400 metër kub në sekondë si pasojë e reshjeve të dendura. Shtim ka pasur edhe në lumin Bunë dhe Drin, në të cilat ka pasur një rritje me 30 centimetër

Advertisement